O
MOJ SHQYPNI
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush tė ka qitė me krye n'hi?
Ti ke pas qenė njė zojė e randė,
Burrat e dheut tė thirrshin nanė.
Ke pasė shumė t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumė, ara e bashtina,
Me armė tė bardha, me pushkė ltina,
Me burra trima, me gra tė dlira;
Ti ndėr gjith shoqet ke qenė ma e mira!
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonė i zoti
Ke qenė pėr luftė e n'luftė ka dekun
E dhunė mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisė,
I ka shti dridhen gjithė Rumelisė;
Ndėr lufta t'rrebta gjithėkund ka ra,
Me faqe t'bardhė gjithmonė asht nda!
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,
Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet
E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.
Si mal me borė, si fushė me lule
Ke pas qenė veshun, sot je me crule,
E s'tė ka mbetun as em'n as besė;
Vet e ke prishun pėr faqe t'zezė!
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Ndėr nji qind ēeta jeni shpėrnda;
Ca thonė kam fe ca thonė kam din;
Njeni: jam turk, tjetri: latin
Do thonė: Jam grek, shkje - disa tjerė,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerė!
Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,
Pėr me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr,
Me ju turpnue me grue e motėr,
E pėr sa pare qi do t'fitoni,
Besėn e t'parėve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndėr leqe!
Qani ju trima bashkė me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukė as mish,
As zjarm nė votėr, as dritė, as pishė;
As gjak nė faqe, as nder ndėr shokė,
Por asht rrėzue e bamun trokė!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmė Shqypninė e mjerė,
Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejė si grue pa burrė,
Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekė
Ket fare trimneshė, qi sot asht mekė?
Ketė nanė tė dashtun a do ta lamė,
Qi njeri i huej ta shklasė me kam?
Nuk, nuk! Kėtė marre askush s'e do
Kėtė faqe t'zezė gjithkush e dro!
Para se t'hupet kėshtu Shqypnia,
Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia!
Ēoniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,
Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,
Gjithkund l'shon dielli vapė dhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kanė lanė
Kush mos na e preki, se desim t'tanė
Tė desim si burrat qė vdiqnė motit
Edhe mos marrohna pėrpara Zotit.
Vaso Pasha
FJALĖT E QIRIRIT
Nė mes tuaj kam qėndruar E jam duke pėrvėluar, Qė
t'u ap pakėzė dritė, Natėnė t'ua bėnj ditė. Do tė tretem, tė kullohem, Tė digjem, tė pėrvėlohem, Qė t'u ndrinj
mir' e tė shihni, Njėri-tjatėrin tė njihni. Pėr ju do tė rri tė tretem, Asnjė ēikė tė mos mbetem, Tė digjem e
tė qanj me lot, Se dėshirėn s'e duronj dot. Unė zjarrit nuk i druhem Dhe kurrė s'dua tė shuhem, Po tė digjem me
dėshirė, Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė. Kur mė shihni se jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall'
e jam ndė jetė jam nė dritėt tė vėrtetė, Unė jam nė shpirtit tuaj, Mos mė kini pėr tė huaj, M'ėshtė falurė durimi, Andaj
po digjem si trimi, Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė, Tė mos mbeti n'errėsirė. Jakėni rreth meje rrini, Flisni, qeshni,
hani, pini, Nė shpirt kam dashurinė, Pa digjem pėr njerėzinė, Lemėni tė pėrvėlohem, nukė dua mė tė ftohem, Dua
ta djek trupn' e shkretė Pėr atė zotn' e vėrtetė. Me zjarr ta djek mushkėrinė E tė tretem pėr njerinė, Bashkė
me gėzimt tė tija tė vete te perėndia. Unė dua njerėzinė, Mirėsin' e urtėsinė, Nė bėhi shokė me mua, Nė mė
doni si u dua, Njėri-tjetėrin nė doni, Tė paudhė mos punoni. O zėmėra fluturake, Qasju pakė kėsaj flake! Mase
krahėt t'i pėrvėlon, Po dhe shpirtin ta shėnjtėron. Unė duke pėrvėluar, Njerėzit i kam ndrituar. Kam qėnė mik
me njerinė, Andaj i di e mė dinė. Gjithė tuajt' i kam parė, Mėm' e at' e fis e farė, Si tani gjithė i kam ndėr
mėnt, Qė rrininė mė kėtė vėnt. Edhe sot nėr ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unė si ju jam ndruar E
jam pėrzjer' e ndryshuar, Pa jam bėrė shumė herė Zjar e uj' e balt' e erė. Jam njė shkėndijė pej qielli dhe njė
drudhėzė pej dielli. Edhe ndėr qiej fluturonj, Edhe brėnda nė det qėndronj, Shumė herė fle nė baltė, Diku ndodhem
dhe nė mjaltė Bėnem qėngj e kec i pirė, Lul' e bar e gjeth i mbirė. Dua shumė fjalė t'u them, Po trėmbem mos i
bėnj ujem. E ku shkruhenė nė kartė Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?
Naim Frashėri
Dashuria
Do tė lėvdoj dashurinė barabar me perėndinė, se dashuri e
vėrtetė, na mban tė gjallė nė jetė.
S'e kam parė perėndinė, shoh ngaherė dashunnė; dashuria
mbretėron, se njeriu pa tė s'rron. Cinė tė besoj taninė, perėndin' a dashurinė? Perėndi nė kėte jetė ėshtė
dashuria vetė.
Kur jeshmė tė vegjėl,
si moll' e pabėrė, putheshim ngaherė,
ditėnė tė tėrė; Vij e tė kėrkojė,
vij e tė thėrresė, losnim tė dy bashkė,
Rronim me njė shpresė. Mba mend sa tė desha,
mba mend sa mė deshe? Mba mend si mė thoshe
e vogėl kur jeshe? Tani qė jam burrė,
tani q'u madhove, dashurin' e parė
pse vall' e harrove? Tani q'u poq molla,
e hanė tė tjerė, mikn' e djalėrisė
s'e qas as nė derė! Po, si dallėndyshja vet nė vend tjetėr dhe
kthehet prapė nė fole tė vjetėr, Ashtu zėmra jote mundet tė kujtojė mikn' e djaleris dhe prapė ta dojė.
Digjem, pėrvėlohem se tė dua shumė, ditėnė mendohem, natėn rri pa gjume
Lulete tė dilnin, mike, sa tė dua, kėtu do tė vinin tė qajnė me mua.
Zogjtė tė dėgjonin, do t'mė rrinin prane dhe do tė kėndonin, tė harroj
sevdanė.
Asnjeri ne jetė plagėn s'ma shėron, pėrveē mikja vetė, qe
vjen e lėndon! Bukuria jote,
leshėrat e tua posi pėndė korbi,
tė gjata mbi thua, ballėtė si diell,
faqetė si mollė, qafa jot' e gjatė,
mesi yt i hollė, sisėtė si shegė,
dhėmbėt si thėlpėnjė, buzėt si burbuqe,
sytė si gėshtėnjė, dora si dėborė,
fjala jote mjaltė, kurmi yt i derdhur,
shtati yt i naltė; gjithė mė kėnaqin,
tė tėra t'i dua, po zėmėra jote u bė gur pėr mua!
E mban mėnd, moj Marė, dashurin' e parė? Njeri nuk e gjegji, se jeshmė
te vegji.
Unė pa ty s'rrojė, vij' e tė kėrkojė; tl pa mua s'rroje, vij' e me kėrkoje.
Nė lule me erė putheshim ngahere, dhe si burr' e grua losnim nėnė ftua.
Njė ditė, tė dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur Cinė
tė besoj taninė, perėndin' a dashurinė? Perėndi nė kėte jetė ėshtė dashuria vetė.
Kur jeshmė tė vegjėl,
si moll' e pabėrė, putheshim ngaherė,
ditėnė tė tėrė; vij e tė kėrkojė,
vij e tė thėrresė, losnim tė dy bashkė,
rronim me njė shpresė. Mba mend sa tė desha,
mba mend sa mė deshe? Mba mend si mė thoshe
e vogėl kur jeshe? Tani qė jam burrė,
tani q'u madhove, dashurin' e parė
pse vall' e harrove? Tani q'u poq molla,
e hanė tė tjerė, mikn' e djalėrisė
s'e qas as nė derė! Po, si dallėndyshja vete nė vend tjetėr dhe
kthehet prapė nė fole tė vjetėr, Ashtu zėmra jote mundet tė kujtojė mikn' e djaleris dhe prapė ta dojė.
Digjem, pėrvėlohem se tė dua shumė, ditėnė mendohem, natėn rri
pa gjumė
Lulete tė dilnin, mike, sa tė dua, kėtu do tė vinin tė qajnė me mua.
Zogjtė tė dėgjonin, do t'mė rrinin prane dhe do tė kėndonin, tė harroj
sevdanė.
Asnjeri ne jetė plagėn s'ma shėron, pėrveē mikja vetė, qe vjen e lėndon!
Bukuria jote,
leshėrat e tua posi pėndė korbi,
tė gjata mbi thua,
ballėtė si diell, faqetė si mollė,
qafa jot' e gjatė, mesi yt i hollė,
sisėtė si shegė, dhėmbėt si thėlpėnjė,
buzėt si burbuqe,
sytė si gėshtėnjė, dora si dėborė,
fjala jote mjaltė, kurmi yt i derdhur,
shtati yt i naltė; gjithė mė kėnaqin,
tė tėra t'i dua, po zėmėra jote u bė gur pėr mua!
E mban mėnd, moj Marė, dashurin' e parė? Njeri nuk e gjegji, se jeshmė
te vegji.
Unė pa ty s'rrojė, vij' e tė kėrkojė; ti pa mua s'rroje, vij' e me kėrkoje.
Nė lule me erė putheshim ngahere, dhe si burr' e grua losnim nėnė ftua.
Njė ditė, tė dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur nė
ferra, nė gurė, u fshehm' kaqė bukur, Sa s'ugjendm'dot kurrė...
0 moj lulja manushaqe, ndėgjo dashurinė ē'thotė: Tė lozėm
faqe pėr faqe, Tė na pėrzienė lotė.
Pika-pika bie shiu dhe dėbora flokė-flokė, vetėtin e fryn veriu, breshėri
kėrcet mi tokė!
Le tė fryjė er' e ftohtė, s'ka ē'mė bėn dimėri mua: Dashuria mė mban ngrohtė, se
pushtoj atė qė dua.
Kur fryn era me tallas, kur bie dėbor' e shi, sa flė njeriu me gas, kur
ka mikenė nė gji!
Ēajupi
Dashuria
Koha ėshtė tė duhemi, tė kesh besim ne mua kur tė them: Trime, tė kem besim
nė ty kur mė thua: Trim. Por kokėn time kryeneēe shumė kurthe ngrite, shumė e pushkėt mbushi babai yt, fisi yt, njė
mijė e njė tė zeza kurdise ku do t'ma zije pritėn. E nėn njė kulm banonim, nga frėngjia me ditė mė peshove, me ditė
lexoja Shekspirin nė hijen e Kullės, se mos do tė takoj te kroni i shpresave. Ma ruaj syrin, dashuria ime, ma ruaj
shpinėn nga dielli, nga acari! Kam frikė se ma therin syrin cubat e territ, kam frikė se mė vrasin pas shpine tė pabesėt. Dashuria
ime, ma zgjat dorėn ta kapėrcejme kėtė ujė tė madh, i huaj s'jam as vij nga tokė e vdekshme.
Nė fund tė livadhit tė kositur a po sheh: ai kali i bardhė
ėshtė yni tash e pėrgjithmonė. Mė shikon drejt nė sy, lėri zėnkat, fjalėt, sharjet. Unė do tė sjell Lulen nga zemra
e bjeshkės, do ta ndez llambėn nė kullė, do ta hedh farėn nė tokėn e re. Kur tė desha, ēoje dashuri pas shtatė katundeve e
tė rėnat tė forta i kishe. Kur mė deshe, ēoja dashuri me njė grua tė marrė e mėhalla jehonte nga shpifjet. Na ikujeta,
trime, si s'menduam pak edhe pėr vete. Koha ėshtė tė duhemi.
Ali Podrimja
Poema e Mjerimit
Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė
zė trishtimi kur shef ftyra tė zbeta edhe sy t’jeshilta qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita edhe
ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin.
E mbi ta n'ajri, si nė qesendi, therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta, profetėnt
dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulėn e vet t'shėmtueme, asht
e neveritshme, e keqe, e turpshme, balli qė e ka, syt qė e shprehin, buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin - janė
fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes, t'mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės mbi t'cilėn hangri darkėn njė qen
e pamshirshėm me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele, zhele fund e majė, flamujt e njė shprese t'shkyem
dhe tė coptuem me t'dalun bese.
Mjerimi tėrbohet n'dashuni epshore. Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica, mbi
pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta lakuriqen mishnat, si zhangė; t'verdhė e pisa, kapėrthehen ndjenjat me fuqi
shtazore, kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n'epshin kapėrthyes,
kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnė fillin t'marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.
Mjerimi nė dritzėn e synit t'kėrthinit dridhet posi flaka e mekun e qirit nėn tavan
t'tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga, ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq tu'
ndukė gjitė e shterruna t'zezės amė, e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e
randė. Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon, e ama s'e don, por vetėm mallkon. Vall sa i trishtueshėm asht
djepi i skamit ku foshnjėn pėrkundin lot edhe tė fshamit!
Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet
qetsia zotnive kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.
Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet, don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit dhe fetyrėn e fėmis e mblon
hij' e vdekjes, njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes. Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon qashtu edhe
fėmia n'bark t'dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natė tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė, tue u zhigatun
deri n'gjujė, n'baltė e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė. Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh nė ditė -
vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme, buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin
pėrmendore e njė tregtis s'ndytė, qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat vet i dytė, dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė
do franga ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim -jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme, por
eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbė, mund qė t'len kujtim ditėn e dikurshme kur pullaz' i shpis u shemb edhe
ra nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje
si nga fund i ferrit, ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra. Kėshtu nėn kambėt'randė t'zotit t'egėrsuem - thotė
prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.
Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.
Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn. Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale tė neveritshme, shpirti me
etje derdh gotėn n'fyt pėr me harrue nandhetenand' halle. E gota e turbull, gota satanike tu' e ledhatue e pickon
si gjarpni- dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike. Tź gjitha hallet
skami n'gotė i mbyt kur njiqind i derdh njė nga njė nė fyt. Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina dhe bajnė tym
si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba, dhimba paduruese qe t'bajnė t'ēmendesh, qė t'ap in litarin
tė shkojsh fill' e t'varesh ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt! Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,
t'cilt n'mnyrė pompoze posi farisejt i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė
holl' n'shplakė.
Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme n'ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj. Dhe kėt njollė kurr
nuk asht e mundshme ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.
Migjeni
Anės Lumenjve
Arratisur, syrgjynosur, Rraskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresė, Anės
Elbė-s, anės Spree-sė. Ku e lam' e ku na mbeti, Vaj-vatani e mjer mileti, Anės detit i palarė, Anės dritės i paparė, Pranė
sofrės i pangrėnė, Pranė dijes i panxėnė, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur.
Se ē'e shempnė derbederėt, Mercenarėt dhe bejlerėt, Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė, Se
ē'e shtrythnė fajdexhinjtė, Se ē'e pren' e se ē'e vranė, Ē'e shkretuan anembanė, Nėnė thundrėn e pėrdhunės Anės
Vjosės, anės Bunės.
Ēirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, ēarmatosur, As i gjall', as i varrosur, Pres
njė shenj' e pres njė dritė, Pres me vjet' e pres me ditė, Se ē'u tera, se ē'u mpaka, Se ē'u ēora, se ē'u mplaka, Lark
prej vatrės dhe prej punės, Anės Rinit, anės Tunės. Ēakėrdisur, batėrdisur, Pėrpėlitur dhe zalisur, ĖndĖronj pa
funt, pa shpresė, Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Dhe njė zė vengon nga lumi, Mė buēet, mė zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se
pėlcet, kėrcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet beu dhe zengjini, Se pas
vdekjes ndriti jeta Dhe kudo gjėmon trumbeta. Ngrehuni dhe bjeruni, Korini dhe shtypini, Katundar' e punėtorė, Qė
nga Shkodra gjer nė Vlorė!
Ky ilaē e ky kushtrim mė bėn djal' e mė bėn trim, mė jep forc' e mė jep shpresė, anės
Elbė-s, anės Spree-sė. Se pas dimrit vjen njė verė, qė do kthehemi njėherė, pranė vatrės, pranė punės, Anės Vjosės,
anės Bunės.
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur, brohoras me bes' e shpresė, anės Elbė-s, anės Spree-sė
F.S. Noli
VDEKJA E NOSITIT
Me zjarr ju flas... me zjarr.
Ne gjirin tim kam hapur varr...
Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...
Un' ik liqerit zemerak
Fatlum dh'i paster si zembak,
Po zemra ime kullon gjak:
Se vijne-urtuar zogjte-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Nje dashuri per Ilaftari:
Pa nis ah! gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin me nje cas...,
Dh'i nginj ah! zogjte-e vdes me gas !...
Ahere-helmohet e bucet
Pas mallit tim liqeri-i shkret,
E rrit tallazin posi det.
Ay e tund,ay e shkund,
Ay e hap sa me te mund,
Gjer mun ne gjit,gjer mun ne fund.
E shpirtin dyke ma percjelle,
Me thote ah! shih sesa 'sht'i felle
Ky gjir'i em qe te pat pjelle...
...Me zjarr ju flas,
MALLI
Syri-i bukur qe t'u vrenjt-
syri yt qe me lendon
do me lere-a von a shpejt,
do me lere-a shpejt a von
Sapo shpirti mu delir-
shpirti im i nxire krejt
do me lere me pahir
syri-i bukur qe t'u mvrenjt.
E do mbetem pernjemend
varfanjak si mbret pa fron
mreteresha qe me cmend
do me lere a shpejt a vone.
Do me lere-a von a shpejt
Do me lere-a shpejt a von
Syri i bukur qe t'u mvrenjt
syri yt qe me lendon.
Do me lere...A!po si-
qofte-atehere-ose tani-
do te qaj aq dashuri
qe te humb me mall te ti?
Mua mendja s'me kupton
mua syri s'ma kerkon
po fillon edhe vajton
e kullon kullon kullon.
Mall!O mall qe vjen e shkon
vjen e shkon e prape vjen
mall qe len nga perendon
len e vjen e zjen e bren
malli mallin me se gjen.
Llazėr Stani (LASGUSH PORADECI)
KĖNGA E MALLIT TĖ PARĖ"
Dėgjo, vash', kėngėn e par' qė ta thot' njė djal' bujar, Dėgjo,
vash' kėtė kangjele q'ėshtė e butė posi dele. Njė e djelė ishte pagdhirė tėrė dritė e gaz tė dlirė. Dolla jashtė
e s'kish njeri, kisha helm, jo lumtėri: E njė vashėzė kėrkonja po hirplote, siē e donja. Mesha e madhe, ja po
bie e nga kisha mėn i shtije; Dola: vashėzat po vinin. qetė e lehtė nė kishė hynin. Asnjė vash’ s’m’u
duk e mirė e asnjė s’ m’ ip dėshirė, Dhe kjo zemėr psherėtonte, se nuk gjente kė kėrkonte. Po kjo
zemėr u gėzua tur njė vashėz u afrua, Kur te sheshi ajo shkonte, tėrė sheshi dritė lėshonte. I shkėlqenin ata
sy qė nuk shihnin as njeri, Si njė fluturėz e lehtė vej nė kishė e zhdukej vetė. Kur e vrejta, kur e pashė, Sa
e bukur! sakaq thashė. Qė ahere s’pat pushim ky i mjeri shpirti im. Ditė e natė un’ e kujtonj, nat
e ditė e dėshėronj; Posi hije pas i rri, e vėshtronj me dashuri, Kur mė sheh e mė ve re, ndjej tė madhe njė hare. Kur
mė flet e mė shikon, zemrėn njė shigjet’ ma shpon. E kur vjershėn ajo shtije duket se mė vjen tė bije! E
kur gjumi pra mė zė unė nė paqe s’mund tė flė: Me at sy n’ ėndėrr mė rri, qė tė fshehur kan’ magji. Se
m’do fort ajo mė thotė edhe nxjerr dy pika lotė: E tek veshi mė rrėfen se sa mall pėr mua ndjen.
Asaj dorėzėn ja ngas, buz' mė buzė asaj i flas, Edhe mezin ja shtrėngonj: duke e puthur un' gėzonj. Pra
si nj' ėndėr vete e shkon, po nė zemėr mė qėndron. Kushedi a mė dėgjove, mallin tim a e kuptove? Kushedi tek ti
a foli malli e zemrėn a ta ndolli? Me gjith' zemrėr un' t dua, se fort mė pėlqeve mua. Ti me mua, vashėz, eja, se
tė dua si veteja. Tok tė rrojmė te ky dhe si nė zi e nė hare. Tok tė rrimė nė rini, tok edhe nė pleqėri.
Zef Serembe
|